...:::wWw.ImerKrasniqi.Page.Tl:::...
  .:l Disa keshilla per lidhjen ne largesi l:.
 
Jo gjithmone gjerat ne nje lidhje shkojne ashtu sie i ke planifikuar. Madje, mund te ndodhe qe te shkojne shume me keq sesa mund te ishte marre me mend. Si te jetosh nje lidhje ne largesie Si te shmangesh, qe ajo flaka te mos shuhet per shkak te disa kilometrave largesie
Nuk perben aspak eudi qe gjate nje udhetimi pune apo ne muajin e pushimeve, apo qofte edhe ne nje shetitje te thjeshte ose njohje te rastesishme, te dashurohesh me dike. Dhe sigurisht qe ndodh shume shpesh, qe ky "dike" te mos ta kete shtepine te pallati perballe shtepise tende.

Por edhe ne ndodhte qe te mos jesh e detyruar te besh shume rruge per te arritur te shtepia e tij, sepse fati e deshi qe te jetoni ne nje qytet, me mijera arsye mund te behen shkak qe ai te transferohet ne nje vend tjeter, pa perjashtuar ketu edhe mundesine e nje shteti tjeter.

Arsye pune, studimi, eeshtje familjare e te tjera te ketij lloji, mund te behen shkaku qe nga partneri yt te te ndajne qindra kilometra largesi, mbase edhe mijera. Dhe ne raste te tilla, jo gjithmone mund te ndodhe te gjesh nje zgjidhje ideale te tipit "Do te vij me ty"; "Do te jetoj me ty kudo qe te shkosh" dhe kjo, ne te shumten e rasteve shkakton probleme ndonjehere aq te medha, sa perfundimi aspak i lumtur do te ishte fundi i lidhjes njehere e pergjithmone, pavaresisht se duheni, pavaresisht se midis jush gjerat shkonin shume mire.

Largesia nuk eshte asnjehere nje aleat i mire per nje lidhje. Sepse ajo, sie thone me te vjetrit, eshte si era, shuan zjarret e vegjel dhe ndez te medhenjte. Pastaj largesia shkakton dhimbje, vuajtje, keqkuptime dhe xhelozi. Ka ne mes edhe pak ndjenje fajesie, sepse mund te te paraqiten shume raste dhe jo gjithmone eshte kaq e thjeshte t'u thuash "jo".

Me pak fjale, nuk duam te japim zgjidhje qe nuk ekzistojne. Thjesht u japim disa keshilla atyre qe jane duke perjetuar nje lidhje ne largesi. Disa sugjerime per te administruar me mire kete situate, ne pritjen qe nuk mbaron thuajse kurre, qe gjerat te ndryshojne per mire dhe me ne fund te piqen kushtet qe ti te kesh mundesi te bashkohesh me te dashurin tend.

Ja disa gjera, te cilat nuk do te ishte keq t'i dinit...

1) PeRDORNI TEKNOLOGJINe


Kurre me shume se sot teknologjia nuk ka qene nje aleate e fuqishme per argumentin ne fjale, pra per ata qe dashurojne per se largu. Dhe ketu nuk e kemi fjalen vetem per e-mailin apo per nje program te thjeshte chat-i, por per ato programe komunikimi ne distance, qe te lejojne komunikim me te ngushte sesa thjesht nje telefonate apo disa shkronja qe jepen e merren. Mjafton te blesh nje "webcam", qe te jep mundesine jo vetem te flasesh dhe te shkruash, por edhe te shihesh ne sy. Njesoj sikur te ishe me te ne nje dhome. Pothuajse...

2) KEQKUPTIMET DUHEN SQARUAR
Kurre mos shko ne shtrat pa sqaruar me pare nje keqkuptim qe mund te kete lindur gjate bisedes se bere ne largesi. Dhe duhet thene qe ne kushte te tilla, keqkuptimet jane te pranishme me teper se e'duhet. Largesia eshte e tmerrshme. Mund te zihesh edhe per gjera qe ne rrethana te tjetra thjesht mund te te benin te qeshje. Dhe pasojat e nje zenke qe vjen ne kushtet e nje distance te larget, jane vertet te pakendshme. Gjithmone mundohuni qe te mos e mbyllni komunikimin me te duke perplasur telefonin me inat, apo duke shkeputur lidhjen permes internetit, pa thene naten e mire.

3) GJITHMONe Te QARTe

Ji gjithmone e qarte dhe e hapur ne ato qe thua dhe perpiqu qe te mos lesh asgje te paqarte apo ndonje qoshe ku partneri te kete mundesi te hamendesoje. Partneret qe mbajne nje lidhje ne largesi, jane gjithmone shume te ndjeshem, madje edhe shume xheloze. Me mire zgjat kohen duke treguar edhe detajet me te vogla, sesa te lesh boshlleqe qe lene vend per te dyshuar apo per t'u keqkuptuar. Mos i ler asnje shteg qe te "notoje" neper mendimet e tij te sterholluara, qe mund ta eojne kushedi se ku. Te flasesh ne distance dhe te tregosh dieka qofte edhe shume te rendomte, nuk eshte e njejta gje si te komunikosh balle per balle, kur ke mundesi te kontrollosh gjestet, veprimet dhe shprehjet e fytyres.

4) JETe AKTIVE
Te kesh nje lidhje ne distance, nuk do te thote aspak qe ti duhet qe gjate gjithe dites te rrish e ngjitur pas telefonit dhe te presesh me ankth telefonaten e tij. A thua se ne kete jete nuk ke gje tjeter per te bere. Leri partnerit kohen qe ke planifikuar me te dhe mos ler pas dore angazhimet e tua apo qofte edhe argetimet. Fakti qe partneri yt eshte larg, nuk do te thote qe ti duhet te mbyllesh brenda dhe te mos kesh jeten tende aktive. Duke qene gjate gjithe kohes e zene me dieka, do ta vuash edhe me pak largesine dhe do ta besh disi me te lehte situaten qe po perjeton.

5) PLANIFIKO ME KUJDES UDHeTIMET
Perpiqu te hartosh nje plan udhetimi te tille, qe te jape mundesi te takoheni me te disa here gjate gjithe vitit. Mundohu qe vizitat e tij tek ti apo anasjellas, te jene sa me te shpeshta. Beji mire llogarite e parave, te cilat te kushtezojne. Mund t'ju japin shume mundesi per t'u takuar ne fillim dhe te ju entuziazmojne aq shume, sa pjesen tjeter te vitit do t'ju duhet te kenaqeni vetem me telefonatat. eshte mire qe te ardhurat e planifikuara per udhetime te administrohen ne menyre te tille, qe te te japin mundesi te takoheni ne periudha te ndryshme te vitit. Vini ne funksion edhe trurin. Mos e lini veten te udhehiqeni vetem nga zemra
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free